Detaje të reja kanë dalë nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Saft Gjici, i cili u filma duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka siguruar detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, në të cilën thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Bie në sy fakti, se ish-kryebashkiaku Gjici, ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari. Ish-kryebashkiaku do të dalë ditën e sotme para GJKKO-së. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa ai akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Ndërsa, 40-vjeçarja, e cila është në masën ;arrest shtëpie’ akuzohet për korrupsion aktiv.

Ndërkohë, Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

Ditën kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.