Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë qelinë e burgut për të kryer pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.
Ish-ministrit Tahiri, të dënuar për shpërdorim detyre, i kanë mbetur edhe 1 vit e 7 muaj dhe 11 ditë për të kryer.
Ai ishte dënuar nga GJKKO me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 3 vite e 4 muaj burg.
Dhe në datën 4 shkurt 2022, Apeli i GJKKO la në fuqi këtë vendim, duke çuar në burg ish-ministrin.
Por, Tahiri la sot qelitë e burgut me vendim të gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu, pas një ekspertize mjekësore që përcaktonte se ai nuk mund të qëndronte më në burg.
Gjithashtu ky vendim u bazua tek gjendja familjarëve të Tahirit, pas vdekjes së babait të ish-ministrit, si edhe për shkak të fëmijëve dhe nënës së sëmurë.