Pas lirimit nga burgu, ka ardhur reagimi i parë nga Saimir Tahiri.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ish- ministri i Brendshëm shkruan se do të vazhdojë të kërkojë për drejtësinë.

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty, qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam, e kam bere une!

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e se vertetes. Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoj te drejten pa kursim!

Faleminderit pamase te gjithe”, shkruan ai. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u lirua sot nga qelia. Gjykata e Elbasanit vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, ta vuajë në shtëpi dhe jo në qelinë e burgut të Kosovës në Lushje.