Samir Mane ishte i ftuar në emisionin “Opinion”. Sot një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, për gazetarin Blendi Fevziu, ai foli si për jetën profesionale, ashtu sikurse edhe për atë personale. Duke u ndalur tek pasionet, Mane tha: “E vetmja gjë ku nuk jam në punë reale, janë udhëtimet”. Po ashtu biznesmeni rrëfeu se qëndron në zyrë duke punuar deri në 12 orë në ditë dhe se në 95 përqind të rasteve drekën e konsumon po në zyrë.
Cilat janë vendet që të kanë tërhequr, përtej vendeve shumë të njohura?
Të panjohura Afrika padyshim është një nga gjërat që më ka impresionuar dhe vazhdoj të kem kujtime shumë të mira, Islanda, por edhe vende të tjera si Panama, Laos, etj.
Që janë vende që një turist normal, sidomos në Laos nuk para shkojnë, sidomos nga Shqipëria.
Kamboxhia, Vietnam e plot të tjera…
Janë pjesë e pasionit tuaj?
Janë pjesë e pasion dhe besoj që ajo është gjëja që do më shoqërojë për gjatë.
Cilat janë pasionet e tjera?
Udhëtimi është gjëja më… Në një ditë timen normale, çohem në mëngjes, shkoj në punë. 95 përqind të rasteve ha drekë në zyrë.
Sa kohë të merr zyra?
Unë jam i vetëpunësuar, që punoj diku tek 10 orë, 12 orë në ditë.
10-12 orë në ditë? Je domethënë i zënë në zyrë, llogarit dhe pjesën tjetër, mund të jenë në takime që kanë lidhje po me punën.
Sidomos në Shqipëri ku pak ndahet puna me qejfin…
Dhe udhëtimet mbeten një pasion.
E vetmja gjë ku nuk jam në punë reale, në zyrën time, janë udhëtimet.