Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij për shmangien e një “Donbasi të dytë Ballkanik”. Rama thotë se ndau shqetësimin e tij me liderët e huaj ndërsa shton se është imediate për të vepruar pasi situata në veri të Kosovës është shqetësuese.
“Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Dhe me anë të NATO-s që KFOR për të garantuar integritetin dhe stabilitetin që mund të ndodhë për shkak të ndonjë përshkallëzimi të papërgjegjshëm. Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së.”- thotë Rama.
Liderët e NATO mblidhen në Holandë për Ukrainën! Rama flet për Kosovën: Çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik, s’lejojmë Donbas të dytë
Kujtojmë se pak ditë më parë Rama theksoi se duhet bërë çmos që të mos lejohet një ‘Donbas’ ballkanik mu në zemër të Europës, e palët të reflektojnë e t’i kthehen planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve. Degradimi i situatës në veri, sipas Ramës do i kushtonte jo vetëm Serbisë dhe Kosovës, por të gjithë rajonit, i cili do bënte hapa pas. Prandaj, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë.