Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën po festohet “Vidovdani” në Manastirin e Graçanicës. Në bluzat e shumë të rinjve serb shihen mbishkrimet provokuese: “Nuk e japim djepin e Serbisë”, derisa edhe këndonin për Kosovën.

Ndryshe nga e kaluara, kësaj radhe Policia e Kosovës nuk po kontrollon serbët për mbishkrimet e tyre nacionaliste, që në manifestimet në Gazimestan konsideroheshin provokuese.

Krahas numrit të madh të Policisë së Kosovës, të pranishëm në Graçanicë janë edhe EULEX dhe KFOR. Aktualisht në Manastirin e Graçanicës ka filluar liturgjia e parë për “Vidovdanin”.