Gazment Bardhi e ka quajtur sjellje prej grupimi paramilitar, presionin e shantazhin e mbështetësve të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
“Është një sjellje prej grupimi paramilitar. Qëndrimi im nuk ka qenë emocional, por parimor. Kam dënuar qoftë edhe dhunën verbale për shkak të mendimit ndryshe. Dënon shantazhin ndaj deputetëve, si edhe presionet ndaj gazetarëve kur vijnë nga anëtarë ose jo të PD.
Çdokush duhet të ndihet i lirë për të shprehur mendimin e tij, bazuar në atë që beson”, tha Bardhi.