Administrata e Biden do të furnizojë Ukrainën me predha të uraniumit të varfëruar, për të pajisur tanket “Abrams” që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Kiev.
Lajmi u bë i ditur nga zyrtarë amerikanë të cituar në mënyrë anonime nga “Wall Street Journal”.
Pentagoni po përgatitet të shpalli një paketë të re të ndihmës prej 325 milionë dollarësh për Ukrainën.
Tanku “M1 Abrams” është një nga armët më të fuqishme tokësore në arsenalin amerikan.