Atë që nuk e bëri dot me zgjedhje, Sali Berisha duket se po kërkon ta bëjë me video seksi. E filloi me Safet Gjicin dhe duket se nuk do të ndalet këtu. Por këtë radhë, me montime sa qesharake, aq edhe kriminale.
Këtë të martë, një nga njerëzit e tij më të afërt mediatikë, që drejton “RD”-në online, Bledi Kasmi, fillimisht paralajmëroi daljen e një tjetër video.
Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi e miratonte, duke i bërë like.
Më pas e shpërndanë videon online në disa portale periferike, me shpresë se do ta merrnin edhe mediat e tjera serioze.
Por pas verifikimeve, iu doli gënjeshtra.
Doli se në video nuk ishte Blendi Klosi, siç pretendonte zyra e montazhit të Sali Berishës, por bëhej fjalë për një video pornografike.
Tani dikush duhet të përgjigjet për këtë sulm të rëndë që i kanë bërë Klosit, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale.
Gjurmët janë publike.
Ato të çojnë tek Sali Berisha.