Të paktën 5 punëtorë kanë vdekur nga një shpërthim në një fabrikë raketash dhe eksplozivësh në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të vendit.
“Një shpërthim ndodhi në fabrikën e raketave dhe eksplozivëve MKE në lagjen Elmadag të Ankarasë. Si rezultat i shpërthimit, pesë nga punëtorët tanëkanë vdekur,” tha ministria në një deklaratë të shtunën.
Ai shtoi se hetimet gjyqësore dhe administrative kanë nisur për të zbardhur ngjarjen.
Objekti ku ndodhi shpërthimi herët në mëngjes është në pronësi të Korporatës së Makinerisë dhe Industrisë Kimike të Turqisë (MKE).