Pasi ndërruan 3 qeveri të ndryshme, në 3 vite, të diele, Mali i Zi shkon në zgjedhje të parakohshme për të përcaktuar qeverinë e re.

Mes 15 listave zgjedhore, janë edhe partite shqiptarë të cilat janë ndarë në 3 koalicione. “Forumi Shqiptar” i drejtuar nga Nik Gjeloshaj pritet të marrë në shumice, besimin e shqiptarve të Malit të Zi dhe të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Në kohë të vështira duhet të jemi bashkë. Shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë për më shumë zhvillim dhe punësim. Po na dhatë besimin, ne ecim në rrugën e duhur për të përmirësuar infrastrukturën”-shprehet Gjeloshaj.

Gjeloshaj thotë se tani është momenti që shqiptarët të bashkohen.

“Tani është koha që Forumi Shqiptar të jetë i mirë-përfaqësuar në parlament për të qenë zëri i denjë i shqiptarëve, voto “Forumin Shqiptar”.- thotë Gjeloshaj

Mes qindra emigranteve që kanë udhëtuar me mijëra kilometra nga Amerika për të votuar në mbështetje të “Forumit Shqiptar” është edhe modelja me famë botërore Emina Cunmulaj.

“Vazhdimisht ua kujtoj fëmijëve të mij se nënën e kanë malësore, se edhe ata jan gjak shqiptari. Fëmijëve un u flas shqip, i sjell në Malësi për çdo vit. Unë votoj për shqiptarët e Malit të Zi”-thotë Emina Cunmulaj

Roli i shqiptarëve pritet të jetë vendimtar, pasi “Partia Europa” e presidentit aktual Jakov Milatoviç, sipas sondazheve mund të marre të marrë 2/3-at e votave, ndërsa do të jetë koalicioni i kryeministrit aktual, Dritan Abazoviç dhe pakicat, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët që pritet të mbledhin 10% të votave në nivel shtetëror për të krijuar qeverinë.