Themeluesi dhe drejtuesi i Italia Viva, Matteo Renzi iu është bashkuar reagimeve për vdekjen e Silvio Berlusconit, i cili u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. Renzi
“Bëri histori në këtë vend. Shumë e donin, shumë e urrenin: të gjithë sot duhet të pranojnë se ndikimi i tij në jetën politike, por edhe ekonomike, sportive dhe televizive ishte i paprecedentë. Sot Italia vajton së bashku me familjen e tij, të dashurit e tij, kompanitë dhe partinë e tij. Për të gjithë ata që e donin, përqafimi im më i dashur dhe më i sinqertë. Në këto orë mbaj me vete kujtimet e mbledhjeve tona, të këshillave të shumta, të marrëveshjeve tona, të përplasjeve tona. Por mbi të gjitha një telefonatë në të cilën Silvio, më bëri të derdh lot kur flisja për nënën time. Do të na mungosh, dheu qoftë i lehtë mbi ty”, shkruan në mesazhin e tij Renzi.