Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në kuadër të forcimit të masave mbrojtëse kundër kërcënimeve kibernetike.
Kjo mbledhje synon të bëjë një analizë të gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet Shqipëria në këtë drejtim.
Sakaq, insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt tetor 2022 dhe janar 2023.
Mbledhja do të nisë në orën 12:00, ku prezentë do jetë kryeministri, ministra si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet ligjzbatuese.
Njoftimi i presidencës:
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me temë:
“Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”
Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:
Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI
Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ