Deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas mbledhjes së Kryesisë. Në një prononcim për gazetarët nga Kuvendi, salianji komentoi rikthimin e Bashës, për të cilin tha se i vjen keq pasi do të tretet bashkë me partinë. Salianji tha se në PD e vulës nuk kanë mbetur më njerëz, por vetëm pretendentë për kryetar, të cilët kanë vetëm interesat e tyre personale. Ai bëri thirrje për rikonceptim të partisë.

Ish-kryetari nuk është dorëhequr, u detyrua të tërhiqej për shkak të presionit. Vazhdon ta mbajë zvarrë partinë. Do tretet bashkë me partinë, logon, më vjen keq për këtë. Më vjen keq që shumë njerëz kanë momentin për të kuptuar që bëhet për interesa private dhe personale. I dhemb çdo demokrati që është sekuestruar vula sigla, para, nuk ka më anëtarë, ka më shumë pretendentë për kryetar partie. Kërkon të rikthehet ish kryetari aty s’ka njerëz, por ka para saqë ato ju interesojnë aq shumë saqë nuk i ndanë as për zgjedhjet. Moment që çdo demokrat duhet të reagojë me forcë. Opozita duhej nisur, rezultati e tregoi, nisur edhe nga rast, të ribëhet, të rikonceptohet si një opozitë e re. PD duhet të rikonceptohet. PD janë njerëzit, nuk është vula sigla, apo një njeri që e mban ë, se e mban ë Edi rama. Në këto kushte skam shkuar në mbledhje për të kërkuar rrugët e komunikimit që opozita të ribëhet. Të heqim idenë e funksioneve që kërkon gjithsecili dhe të bëhemi gjithë bashkë për të qenë konkurrues në zgjedhjet e ardhshme.