Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se situata në veri po shkonte drejt një përplasje të grupeve të armatosura në Veri me Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Sikur konflikti të zgjaste 3 orë, kryeministri Rama u shpreh se përplasja do të kishte qenë fatale.‘Po rritet me orë klima e tensionit duke rrezikuar një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë që do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR.
Përplasje e cila edhe sikur 3 orë të zgjaste do të rezultonte fatale edhe për të gjithë çka është bërë në këto vite përpjekje nisma ndërveprime në Ballkanin Perëndimor në ombrellën e procesit historik të veriut. Një kthim pas dramatik për rajonin dhe të ardhmen e tij.Shtete tona në këtë lagje të Europës kanë një moment krejt tjetër dhe një rrugë krejt tjetër nga kjo që adreson qorrsokaku i veriut.
Nuk mund të vazhdojnë të presin me vite që ky proces dialogu të përfundojë që marrëdhëniet me Serbisë dhe Kosovës të normalizohen dhe njohja e ndërsjellë të ndodhë ‘de facto’.’- tha Rama.