Anetaret e trupes gjykuese te KPA, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Como, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, gjate nje seance te Kolegjit te Posacem te Apelimit, KPA, me anetarin e Gjykates Kushtetuese, Besnik Muci, i cili u shkarkua nga detyra per mosjustifikim te pasurise. Muci para disa javesh u dekretua dhe u betua te Presidenti, Ilir Meta si anetar i Kushetetueses./r/n/r/nMembers of the trial panel, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Como, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, and Member of the Constitutional Court, Besnik Muci, during a hearing of the Appeal Chamber, KPA, who dismissed the latter from duty for non-justification of his wealth. A few weeks ago Muci was decreed and sworn in by President Ilir Meta as a member of the Constitutional Court.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023.

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime, kandidati Sokol Çomo.
Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023.

Z.Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.