Këtë të enjte në orën 10:00 pritet të nisë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.
Përmes avokatit të tij Edmond Demo, Beleri kërkon lirim nga burgu dhe ndryshim të masës “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata Antikorrupsion me kërkesë të SPAK.
Apelimin e ka kryer jo vetëm Beleri por edhe Pandeli Kokaveshi i cili pas arrestimit, u shtrua në spital.
Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Më pas thotë prokuroria një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohet se paguan para në shkëmbim të votës.
Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambjentale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.