Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se rebelimi i ndërprerë nga trupat Wagner gjatë fundjavës është “një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik” që Vladimir Putin bëri duke pushtuar Ukrainën.
Stoltenberg, i cili kryeson aleancën ushtarake të 31 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, i përshkruan ngjarjet gjatë fundjavës si “një çështje e brendshme ruse”.
“Ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj, është edhe më e rëndësishme të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën,” u tha ai gazetarëve në Vilnius, kryeqyteti lituanez.