Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka pritur sot në zyrë ambasadoren në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

“Mikprita sot ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë.

I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan Xhaçka, postim që është shpërndarë edhe nga faqja e Ambasadës amerikane në Tiranë.