Krist Dragot dhe Dea Mishel Hoxha, ishin dy nga 4 finalistët e ‘Big Brother VIP Albania’. Gjatë javës së fundit në shtëpi, ata krijuan shumë afrimitet me njëri-tjetrin, e pas përfundimit të eksperiencës janë parë shpesh së bashku.
Tashmë, ata janë më shumë së bashku, pasi janë pjesë e jurisë në ‘She’s on top’, ku komentojnë vajzat e reja që aspirojnë botën e modelingut.
Mirëpo, kimia që kanë mes tyre është përfolur në rrjet si diçka më shumë. ‘Doza’ e dyshimit shtohet akoma më shumë kur shihen së bashku, e kështu ka ndodhur sot.
Dea dhe Kristi kanë shkuar së bashku për ‘shooping’. Ato kanë postuar disa momente në ‘Instastory’ ku shihen duke zgjedhur rroba të ndryshme, mbase për emisionin e radhës.
Ata nuk kanë pranuar se mes tyre ka romancë, por këto veprime na shtojnë akoma më shumë dyshimet…