Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka deklaruar se dëshirojnë të shohin sa më shpejt zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës. Ai tha se bisedimet duhet të lehtësohen menjëherë.
Në Forumin “Globsec 2023” në Bratislavë të Sllovakisë, ai tha se e kupton pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë në përgjithësi, duke e përmbledhur në tre fjalë, një falje për agresionin e Millosheviçit, njohjen reciproke dhe më pas normalizimin.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën delikate të situatës së Kosovës. Mënyra se si unë e kuptova në shumë aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës është si vijon në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, dhe do ta përmbledh në tri fjalë; kërkim falje për agresionin e Millosheviçit, njohje dhe pastaj normalizim.
Me pak fjalë ky është qëndrimi që ne të gjithë mund ta nxjerrim nga baza e qëndrimit të Kosovës, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Në të njëjtën kohë që cilido lider politik në Serbi që do e njohë Kosovën, nuk mendoj se ka shumë perspektivë karriere në politikë atje. Kjo e bën zgjidhjen shumë të komplikuar”, tha Plenkoviç.“Ta lëmë të kaluarën në të kaluarën dhe gjithçka do të jetë mirë në të ardhmen”, shtoi ai.