Pas raportimit për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga policia e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe. Siç mëson Klan Kosova jozyrtarisht, edhe nga Dogana e Kosovës, vendimi është marrë pak kohë më parë.

Kjo ka ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresionit ky është edhe synim për destabilizim.Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre. Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.