Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK në lidhje me grupin e trafikut të drogës, që çoi në arrestimin e 20 personave.

Lexo një bisedë të kryer më datë 7 maj të vitit 2021 të kryer mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, të cilët bisedojnë nga kamioni me një tjetër shtetas, të paidentifikuar, ndërsa bëjnë shkëmbimin e drogës.

PËRGJIMI
(A) Dil këtej përpara, mos e hap derën!
(B) Ta hap ne çike xhamin?
(A) Hape derën
(B) Ke porosi? Ta hap 1 çikë xhamin….
(A) Hape mo derën!
(C) Mgjes, ti e ke atë porosinë?
(B): Ke porosi?
(C) Një porosi orë! Erdhe dje në darke ?
(B) Po
(C) Jemi ne rregull? Po si të zuri gjumi e lamë në 5 e 40!
(B): Sa është ora?
(C): Pese e 46! Kam shtate minuta, tetë minuta që po pres!! Për sa jeni gati?
(B): Për sa jemi gati?
(A) Shko pi një kafe atje…
(C) Qe mos të rri këtu prandaj po them!!
(B) Jo, Jo mos rri këtu!
(C): Për sa Jeni gati? Mos u vono shumë!
(A): Dhjetë minuta
(B): Dhjetë minuta…
(C): Dhjetë minuta ok. Te të sjell lekët që tani?
(B): Po silli
(C): Ok!
(B): Zëre i çikë këtej, aty pooo! T’i japim një qese të madhe.
(A): Vije xhupin, mbylle derën, shiko aty, prandaj o do rrish ti përjashta o do rrish brenda!!
(B): (Nuk kuptohet nga zhurma)
(A): Epo të bjeri lekët pastaj ta nxjerrim atë plaçkën!
(B): Te dal përjashta unë të rri aty? Punon dot vetëm pastaj ti?
(A): Po punoj or punoj…ai shoku!
(C): Ke 40
(B): Saaa?
(C): 40
(B):Ej, hajde për nja dhjetë minuta….
(C): Ka gjetonin përpara thjesht ta sjell këtu
(B): E mire.
(A): Hape pakon, sa janë ato?
(B): S’ka aty, janë të tëra.