Në ditën që do të ishte ditëlindja e saj, një homazh për Raffaella Carrà mbërrin gjithashtu nga Nju Jorku.
Fytyra e artistes italiane do të jetë në fakt në ekranet maxi reklamuese në ”Times Square” në ditën e ditëlindjes së saj të 80-të, më 18 qershor.
Raffaella Carrà vdiq më 5 korrik 2021. Nisma i përket ”Spotify Equal”, e cila zgjodhi artisten si ambasadore për të promovuar barazinë në industrinë e muzikës.
Madje, Raffaella me diskografinë e saj shpesh është marrë me tema bashkëkohore.
”Luca” për shembull, ishte ndër këngët e para italiane që foli hapur për temën e dashurisë homoseksuale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb