Mungon zyrtarizimi, por Sandro Tonali e ka mbyllur me Milanin dhe është vetëm çështje kohe firma me skuadrën e Newcastle. Agjenti i mesfushorit italian, Guiseppe Riso ka zbuluar të reja të tjera, në një intervistë të dhënë së fundmi. Riso nuk tregon koston e saktë të transferimit, por shprehet se bëhet fjalë për një marrëveshje për gjashtë vitet e ardhshme.
“Është e vështirë të refuzosh ofertën e madhe për klubin dhe lojtarin. Ne ramë dakord për gjithçka me Newcastle dhe të dy klubet po finalizojnë marrëveshjen. Kontrata me Newcastle do të jetë e vlefshme për gjashtë vitet e ardhshme.
“Kjo është një marrëveshje e shkëlqyer, Newcastle është projekti perfekt për Tonalin. Neëcastle e donte Sandron si një blerje kyçe me çdo kusht. Ai do të jetë një lojtar vendimtar. Kjo marrëveshje gjithashtu ndihmon shumë financat e Milanit dhe Brescia-s. Nuk kemi kohë për lot” – tha Riso.