Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se vendimi i ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike do të rrisë kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor shqiptar.

Ai tha se ASA kishte mundësinë ose të kthehej në shkollë të lartë ose të dilte nga ai institucion, duke u bashkuar me Akademinë e Shkencave.

“Këtë herë do punohet pë të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e ASA-s pranë nesh lehtëson punën shkencore.

Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA sduhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucionit. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë. Sepse ajo do e linte Shqipërinë pa Institute Albanalogjike.