Tre policët e rrëmbyer para dy ditëve në brendësi të Kosovës janë në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tyre.
Kështu ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkovic.
Në këtë seancë gjyqësore, gjyqtari në Kralevë do të vendosë nëse tre policët do të mbesin në paraburgim ose do të lirohen.
E tëra duhet të qartësohet deri në 12:30 kur përfundon afati 48 orë.