Nga Habjon Hasani/
Afro 48 ore para zgjedhjeve lokale te 14 majit, Sali Berisha doli ne nje konference per shtyp paradite.
Nje nate me pare Edi Rama kishte zbuluar ne Opinion se Berisha bridhte me foton e kitaristit amerikan Joe Walsh duke pretenduar se ai ishte Erion Veliaj ne Iran. Gazetaret kishin nje rast te arte qe ta pyesnin Berishen ne ate konference per shtyp se si ndodhi qe ai kishte bere nje ngaterrese aq te turpshme dhe nje mashtrim aq flagrant dhe t’i kerkonin llogari per helmin qe hedh ne opinionin publik.
I kam para syve fytyrat e ngrira te gazetareve kur Berisha fliste, e pyesnin per ka*lliqe dhe nuk guxoi askush prej tyre ta pyeste thjeshte:
Ore po si mashtron keshtu? Ti je ish-president, ish-kryeminister, a do kerkosh falje te pakten?
Zero, asnje pyetje. Si VUV para tij.
Ama e njejta kategori po i ben gjyq mediatik dhe rrjetesh sociale sot Lulzim Bashes, vetem pse ca mbeshtetes te tij kane folur te tensionuar dhe kane fyer disa te pranishem ne mbledhjen e vone dje.
Veprimi i njerezve te Lulit eshte teper i gabuar, por njerezor, jane tensione te pritshme duke pare gjendjen ku ka shkuar ajo parti. Ama keta koleget tane i marrin shpirtit Lulit kur gabon, ndersa Doktorit i rrine aty poshte boleve, kane vape siduket u shijon te rrine ne hije, freskollek.