Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është akuzuar për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida, duke nxitur një ndjekje penale federale që është ndoshta më e rrezikshmja nga kërcënimet e shumta ligjore kundër tij ndërsa Trump kërkon të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.
Ai përballet me 7 akuza, përfshirë mbajtjen e paautorizuar të dosjeve të klasifikuara. Akuzat nuk janë bërë ende publike. Çështja penale, e sjellë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përbën një tjetër pengesë ligjore për Trumpin, ndërsa kërkon të rifitojë presidencën amerikane vitin e ardhshëm.
Ai tashmë përballet me një çështje penale në Nju Jork që do të shkojë në gjyq në mars. Trump tha në mediat sociale se ai ishte thirrur për t’u paraqitur në gjykatën federale në Maiami të martën. “Jam i pafajshëm”, shkroi ish presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social.
Ekspertët ligjorë thonë se aktakuza nuk do të kufizojë mundësinë e Trump për të kandiduar sërish për presidencën. “Ai mund të paditet çdo herë dhe kjo nuk do të ndalojë aftësinë e tij për të kandiduar në detyrë,” thotë David Super, një profesor në Qendrën Juridike të Universitetit Georgetoën.
Ai vuri në dukje se Trump mund të vazhdojë të kandidojë për postin edhe nëse dënohet në rastin e dokumenteve. Sipas sondazheve të opinionit publik, manjati i pronave dhe realitetit televiziv është aktualisht kryesuesi në mesin e kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë.