Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për shitblerje votash, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Beleri për ndryshim të masës së sigurisë i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së lartë, ndërkohë sot në orën 14:00 pritet që të shqyrtohet kërkesa e avokatëve të tij mbrojtës, në Gjykatën e Shkallës së parë nga gjyqatarja Atalanta Zeqiraj.
Ndërkaq kujtojmë se ai është arrestuar me dyshimin se ishte pjesë e grupit që po shpërndanin para për votat. Bashkë me të është arrestuar edhe bashkëpuntori i tij Pandeli Kokaveshi, të çilit iu zëvendësua masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ndërsa për Belerin edhe pse ka shfaqur problem shëndetësore ai vijon që të hetohet në burg.