Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar foto të gjendjes së saj pasi u qëllua me telefon në fytyrë gjatë një koncerti në New York.

“Jam mirë”, shkruan ylli në një postim në Instagram, ndërsa në foto duket vetulla e çarë dhe e qepur dhe syri i nxirë nga goditja e fortë.


Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit.
Teksa po performonte në skenën e mbushur me fansa, një prej tyre e goditi me telefon në fytyrë, në momentin kur ajo po bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Këngëtarja ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarët e ekipit nxituan për ta ndihmuar.