Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit Agron Shehaj për marrjen e një dokumenti të klasifikuar, duke përdorur akuza dhe etiketime të forta ndaj tij.
Përmes një reagimi publik, Rama e cilësoi atë si një “ballist” dhe “hajdut dokumentesh”, ndërsa tha se tentativa për t’u larguar me vrap i kujtoi, sipas tij, sjelljen e “ballistëve” që grabisnin pula.
Postimi i Ramës:
“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”.










