Gjatë finales së Europa League në “Puskas Arena” të Budapestit mes Romës dhe Sevillas, u zhvillua një takim mes presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin. Gjithçka lidhet me dënimin e Juventusit, me UEFA-n që duket se kërkonte dënim më të rëndë dhe se si argument ishte fajësia e Zonëjs për pagat dhe tatimet.
UEFA vazhdon të hetojë bardhezinjtë, teksa organi më i lartë evropian i futbollit shprehu pakënaqësinë me marrëveshjen e pranimit të fajësisë së Juves dhe akordin me Federatës, duke u dënuar me 718 mijë euro gjobë për pagat në “të zezë”. UEFA po heton sjelljen josportive të klubit të Juventusit, i cili mund të përjashtohet nga kupat evropiane. Dje u dëgjua edhe një delegacion i Juventusit për të kërkuar shpjegimin e fakteve në funksion të vendimit përfundimtar që pritet në qershor. Rreziku që Juventusi të përjashtohet nga Kupat është i lartë duke pasur parasysh sjelljen mashtruese dhe parregullsinë e llogarive financiare.
Ceferin duket se nuk do të mbajë mëri ndaj bardhezinjve. Numri një i UEFA-s priste një kthesë nga Zonja për çështjen e Superligës, e cila nuk mbërriti kurrë edhe për shkak të pozicionit të pronarëve të rinj në pritje të vendimit të Gjykatës së BE-së. Ndeshja mes Juves dhe Ceferinit do luhet pas pak ditësh dhe me siguri do mësojmë nëse Zonja e Vjetër do të mund të marrë pjesë në kompeticionet evropiane apo jo.