SPAK ka nisur hetimet për videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Hetuesit e BKH kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë së Bashkisë së Kukësit, të datës 6 Qershor 2023, për të parë hyrjen dhe daljen e vajzës që shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Gjicin.

Sipas ekspertëve të SPAK që kanë parë videon, ajo është më e gjatë, dhe prej saj është prerë vetëm 2 minutat që janë bërë publike. Ka dyshime se në pjesën tjetër të videos janë diskutuar çështje të tjera.

Hetuesit kanë sekuestruar regjistrat e hyrje-daljeve në zyrën e kryebashkiakut për të parë nëse vajza e ka frekuentuar edhe herë të tjera zyrën e Gjicit.
SPAK ka arritur që ta identifikojë vajzën përmes një tatuazhi që ka në dorë dhe që i dallohet në video dhe në fotot e marra nga profili saj në rrjetin social Facebook.
Deklarime në lidhje me këtë çështje do të japin edhe punonjës të Bashkisë së Kukësit.