Analisti Lorenc Vangjeli tha se pritet që brenda verës të ketë një ‘goditje’ nga ana e SPAK në atë që ai e quajti ‘oborrin e brendshëm’ të familjes Berisha.
Duke iu referuar privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ dhe aferës CEZ-DIA, Vangjeli tha se në aksionin e ardhshëm të SPAK, mund të bëhet fjalë për Shkëlzen Berishën ose Arbër Malltezin, dhëndri i Sali Berishës.
“Brenda verës do ketë një goditje në oborrin e banesës familjare të Berishës. Për privatizimin e kompleksin ‘Partizani’ ku emri që përmendet më shpesh është ai i dhëndrit të tij. Po ashtu për çësahtjen e CEZ ku ka pasur një rol jo ligjor i biri i tij”- u shpreh Vangjeli