Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se PD vazhdon të vuajë ende mallkimin e Sokol Olldashit.
Sipas Vangjelit, nëse do të ishte respektuar legjitimiteti statutor në kohën kur Olldashi kandidoi në vitin 2013 për kreun e PD, me shumë gjasa sipas Vangjelit do ishte zgjedhur kreu i partisë dhe historia e PD dhe politikës shqiptare do kishte qenë ndryshe.
“Nuk është politike, por që në Ballkan dëgjohet dhe besohet shumë. Jo pak demokratë, duke iu referuar pikërisht këtij momenti ku ju vini gishtin, legjitimiteti i dyshimtë qoftë politik qoftë edhe ,oral, në një garë të sjellë pasoja të paparashikuara. Pasojat i shikojmë, por arsyeja për shumë e shumë demokratë, përmendin një togfjalësh rrëngjethës, dramatik.
Thonë që gjithçka po ndodh, e thënë në rrafshin e asaj që besohet shumë në Ballkan, të gjithë jemi rritur me mite, thuhet një shprehje: PD vazhdon të vuajë ende mallkimin e Sokol Olldashit, kandidatit, i të cilit nëse do ishte respektuar legjitimiteti statuor i zgjedhjes me shumë gjasa do kishte qenë kryetari i PD në vitin e largët 2013 dhe gjithashtu me shume gjasa historia politike e kësaj partie, e opozitës, por ndoshta edhe politikës shqiptare do kishte qenë ndryshe”, tha Vangjeli.Pak muaj pas garës për kreun e Partisë Demokratike, ish-deputeti, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident automobilistik.