Javën tjetër administrata do të nisë që të kalojë në llogaritë bankare të punonjësve shtesën e pagës për muajt maj dhe prill. Njoftimin e bëri ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Ministrja shpjegoi se javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat e pagës për punonjësit për muajin prill dhe maj. Ndërkohë, nga muaji tjetër do të marrin pagat e rritura sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
Kemi diskutuar për çështjen e zbardhjes së VKM për pagat dhe udhëzimit. Janë gati dhe nga java e ardhshme të gjitha institucionet do vazhdojnë të paguajnë shtesat për pagat sa i përket muajit maj dhe prill. Do jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërkohë që nga muaji i ardhshëm do paguhen pagat e plota të reja siç janë të pasqyruara në VKM.