Këshilli i minsitrave ka marrë vendimin për të rritur pensionin e posaçëm. Sipas projektligjit, vlera e pensionit do të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social. Sipas vendimit efektet financiare arrijnë vlerën e dyqind e shtatë milionë lekëve, ndërsa një tjetër vendim i heqin detyrimin pensionistëve të vetëpunësuar të paguajnë sigurimet shoqërore.

Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, rritet ndjeshëm me vendimin e fundit të Këshilli të Ministrave. Qeveria Shqiptare vendosi këtë të mërkurë që pensioni e posaçëm ta bëjë sa dhjetëfishi I pensionit social.

Aktualisht vlera e pensionit të posaccëm parashikohej jo më shumë se katërfishi I pensionit social, pra rreth 30 mijë lekë me vlerëson aktuale, ndërsa me vendimin e kësaj të mërkurë shkon në rreth 80 mijë lekjë. Në të gjithë vendin janë 185 personalitete të fushave të ndryshme, që përfitojnë pensionin e posaçëm.Sipas vendimit, efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2023 llogariten në shumën dyqind e shtatë milionë lekë të rinjë dhe do të përballohen nga fondi i buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të miratuar për vitin 2023.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu ndryshime në ligjin “Për sigurimet shoqërore, të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke ju hequr detyrimin e pagimit të kontributeve për sa kohë vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat. Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe një ndryshim të rëndësishëm që lidhet me personat e punësuar, me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit, për të cilët parashikohet që punëdhënësi të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.