Një i dënuar me burgim të përjetshëm është vetëvarur në Qendrën Spitalore të Burgjeve rreth orës 05:20, të ditës së sotme.
86-vjeçari Njazi Raki Ceka, e kishte marrë këtë masë për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje”.
Ngjarjen e bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku mësohet se vdekja e 86-vjeçarit ka qenë si pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.
Ai ishte shtruar në spital 11 ditë më parë, më datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVPF Durrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore. Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.
Pas konstatimit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.
Prokuroria dhe policia janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të Cekës. Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Njoftimi i plotë: “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale. Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij. Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Njazi Raki Ceka,
– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.
– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.
– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.
– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.”