“Kosova nuk është Serbi”. Kështu u shpreh deputetja britanike Alicia Kearns gjatë debatit në parlament ku u diskutua edhe për tensionet në veri të Kosovës.
Sipas Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Beogradi e kishte orkestruar bojkotin për zgjedhjet e mbajtura në komunat me shumicë serbe.
Një koment e pati edhe për SHBA e BE duke thënë se gjetën mënyrën për të kritikuar Kosovën, por nuk u morën gjatë me grupet e armatosura që lanë 30 ushtarë të KFOR të plagosur.
“Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua.
Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura.
Po dështohet vendosja e masave ndaj Beogradit, ndërsa ka treguar se si qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale”, tha Kearns.