Adele është përballur me një situatë aq të sikletshme, po aq edhe komike gjatë koncertit të saj në Las Vegas.
Ylli britanik i popit ka harruar tekstin e këngës “I Drink Wine” dhe ka kërkuar ndihmë nga publiku.
“Kam harruar tekstin. C..” tha ajo dhe shtoi duke qeshur:“Kjo më kushtoi pesëdhjetë dollarë mbrëmë.”
Më pas ajo iu drejtua një fansi dhe i tha: “Më kujto vargun tim”.
Momenti është kapur nga publiku dhe më pas ka qarkulluar në rrjetet sociale, duke u bërë virale. Fansja këndoi pjesën tjetër të këngës për Adelën, e cila i tha:“Mirë, le ta kthejmë dhe të fillojmë përsëri, apo jo?”
Adele forgot I Drink Wine’s lyrics last night. #WeekendsWithAdele pic.twitter.com/uMWJVnRO6D
— Adele Daily (@adeledailynet) June 18, 2023