Presidenti i SHBA-së Joe Biden është penguar dhe ka rënë teksa shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në Kolorado.

Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë i SHBA-së, 80-vjeç, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe dukej se nuk ishte lënduar.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se “Presidenti është mirë. U pengua nga një thes me rërë në skenë’.

Kjo nuk është hera e parë që Biden rrëzohet, kujtojmë që në vitin 2021, ra nga shkallët e një avioni, apo edhe u rrëzua duke i dhënë biçikletës.