Dy persona mbetën të plagosur në gjymtyrët e poshtme pas një konflikti për motive të dobëta në Tropojë.

Më datë 26 qershor, shtetasi B.S. plagosi me armë zjarri tip pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B., 28-vjeç.

Gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes autori 49 vjeç ka qëlluar disa herë në drejtim të personave që nisën ta ndjekin.

Mirëpo të shtënat lanë pas edhe një të plagosur në këmbë, i cili ishte kalimtar i rastit.

JOQ Albania ka siguruar videon nga momenti kur autori i dy plagosjeve ka qëlluar me armë në tentativë largimi.

Ai shihet teksa hynë përmes disa makinave për të dalë në anën tjetër të rrugës me qëllim arratisjen.

Persona të ndryshëm e ndjekin nga pas duke tentuar ta godasin me gurë apo mjete të tjera rrethanore.

Fatmirësisht të plagosurit u paraqitën në spital jashtë rrezikut për jetën.