Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë ditën e djeshme një video duke bërë ushtrime fizike. Kryemadhi shfaqet krah instruktorit të saj duke realizuar ushtrime të vështira fizike, shoqëruar me një këngë motivuese në sfond në videon e publikuar në rrjetet sociale.
E veshur me veshje sportive, që i tregonin linjat dhe trupin në formë, Kryemadhi ka treguar edhe njëherë se sa e rëndësishme është për përditshmërinë e saj palestra dhe jeta sportive.
Edhe më herët Kryemadhi ka ndarë video duke u stërvitur në rrjetet e saj sociale, kryesisht Instagram dhe Tik Tok.