Shumë futbollistë po qëndrojnë në Amerikën e Jugut për pushimet e tyre pas sezonit futbollistik. Në Brazil u zhvillua një ndeshje miqësore mes miqve të Ronaldinhos dhe Roberto Carlos.

Gjatë ndeshjes bëri bujë një rast i humbur i brazilianit Vinicius Jr dhe më pas reagimi i tij.

Ylli i Real Madrid mori një pasim të jashtëzakonshëm nga Paulo Dybala, derisa doli i vetëm përballë portierit dhe nuk arriti të shënonte duke goditur shtyllën.

Pas rastit të pabesueshëm që e humbi, Vini Jr u afrua te tifozët mbrapa golit duke filluar të dhuroj autografe për ta dhe duke e harruar për një moment ndeshjen.

Ky veprim i brazilianit është bërë viral në rrjetet sociale me videon që është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në të gjitha anët.