Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sapo ka publikuar një flamur të Kosovës nën sloganin Evropa, shtëpia jonë!

Publikimi vjen menjëherë pas konferencës së shtypi t të Kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi anulimin e mbledhjes formal emes dy qeverive duke njoftuar se Albin Kurti ka refuzuar të takohet me të personalisht për ti përcjellë mesazhet e bashkësisë euroatlantike kundër Kosovës.

Postimi i zonjës Osmani bën diferencë me qëndrimet e Albin Kurtit.

Në raportimin e tij sot në Bruksel i dërguari i Bashkimit Evropian Lajçak ka veçuar qëndrimet e zonjës Osmani në raport me Albin Kurtin duke thënë se është më bashkëpunuese.

Po ashtu zonja Osmani ka pasur kontakte dhe me udhëheqësit e lart të Shqipërisë ditët e fundit duke u kërkuar atyre të ndihmojnë në qetësimin e raporteve të Kosovës me perëndimin.