Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u kapën në tentativë për të transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Border 9”, janë vënë në pranga dy të rinj Gledi Abazi dhe Eraldo Pushaj, të dy 34 vjeç dhe banues në Tiranë.

Të arrestuarit u ndaluan në aksin rrugor Vlorë-Qeparo, teksa në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin, me dy automjete kundrejt pagesave, 9 emigrantë nga vendet e treta të cilët kishin destinacion Tiranën.

Policia sekuestroi dy automjetet, me të cilat po transportoheshin emigrantët.

Ndërkohë polici apo vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.