Aleks Kullolli, 22 vjeç, banues në Belsh, Emiliano Meco, 40 vjeç të dhe Luan Nezha 49 vjeç, të dy banues më Lushnjë, janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi kanë vjedhur një sasi parash e sende në 3 banesa në Belsh.
Sipas policisë dyshohet se këta, në bashkëpunim me njëri-tjerin, janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa të ndryshme, konkretisht:
-Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur 2 000 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.;
-Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.;
-Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jënë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.