Pasuritë e Jani Aliajt dhe familjarëve të lidhur me të do i kalojnë shtetit. Gjykata e e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot (9 qershor 2023) të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë që mban datën 28 dhjetor 2022.

Jani Aliaj, i cili vijon të jetë në kërkim, është dënuar në mungesë me burg të përjetshëm, për vrasjen Elton Çiço në 1 maj 2016 në Tiranë.

Bëhet fjalë për vila, dyqane, godina në Gjirokastër e Sarandë të cilat janë sipas njoftimit të SPAK janë në emër të familjarëve të Jani Aliajt.

Pasuritë e konfiskuara nga Apeli i GJKKO-së:

“1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;

2. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;

3. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

4. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

5. Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;

6. Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;

7. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

Vrasja në Bllok

Shkak i vrasjes në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut në Tiranë dyshohet se ishte hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiçaj për drogë. Sipas burimeve të policisë, Çiçaj, kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg.

Më tej konflikti vijoi vitin e kaluar, kur Jani Alia u plagosur me armë në Gjirokastër dhe në janar të këtij viti. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiçaj.