Vrasje e dyfishtë në Dukagjin. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se janë vrarë me armë zjarri babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra.
Mbrëmjen e kaluar dy viktimave, persona të paidentifikuar iu kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Gjatë ditës së sotme kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend.
Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.